VIDEO/ Trafikantët shqiptarë nuk i ndal as koronavirusi, kapen në Bari 21 kg kokainë e heroinë

VIDEO/ Trafikantët shqiptarë nuk i ndal as koronavirusi, kapen në Bari 21 kg kokainë e heroinë

14:27, 10/04/2020
A+ Aa A-

Ishte krijuar përshtypja se bllokimi i kufijve si pasojë e pandemisë së kornavirusit kishte stopuar në masën më të madhe edhe trafikun dërkombëtarë të dorgës, por duket se kjo nuk vlen për organizatat shqiptare. Së fundmi 'Guardia Di Finanza' italiane e Barit ka bërë të mundur arrestimin e një 47-vjeçari shqiptar, shofer i një kamioni, i cili po  transportonte veshje nga Shqipëria në Itali, por që në fakt kishte të fshehur në brendësi një sasi të konsiderueshme kokaine dhe heroine.

Në kamionin tip Volvo të kompanisë shqiptare, të cilës nuk i është bërë publik emri, 'Guardia Di Finanza' pas një kontrolli të imtësishëm gjeti rreth 21 kg drogë e tipit heroinë dhe kokainë.

Kamioni ishte nisur nga porti i Durrësit dhe kishte mbërritur dje (9 prill 2020)  në portin e Barit me linjën e tragetit M/N Marina. Ndalimi i tij u bë në afërsi të stadiumit të Barit gjatë një postblloku rrugor për parandalimin e përhapjes së COVID-19.

Shoferi 47-vjeçar shqiptar pas arrestimit ka deklaruar se po transportonte veshje në Piacenza e në Bergamo. Ishte nuhatja e qenve antidrogë që zbuloi se në kabinën e shoferit ishin fshehur lëndë narkotike.

Nën mekanizmin e ndryshimit të marsheve u gjetën 19 pako drogë me 12.1 kg kokainë dhe 8.8 kg heroine. Kokaina ishte ambalazhuar në 11 pako dhe heroina në 8 të tjera. Shoferi shqiptar është vënë nën pranga me akuzën e trafikut ndërkombëtar të drogës dhe ndodhet në izolim të detyrueshëm për shkak të pandemisë COVID-19.

Autoritetet italiane informojnë se kanë nisur një proces hetimore për zbardhjen e kanalit të këtij trafiku droge nga Shqipëria në Itali.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Krist10/04/2020 23:02

Si a mundesi te ndodhi kjo hata?Po na habsni!!! Te kaloje nga porti i Durresit,qe ka doganen me te rrepte,apo te sigurte,ne bote dhe te mos kapet???Me siguri,qe do kete ndonje "hile".Dogana e Durresit,me siguri e ka lene me qellim,qe te provokoje italianet,nese jane ne gadishmeri,edhe ne kohe Pandemie,apo jo?

Krist10/04/2020 22:57

Shto koment

Denonco