Si u shndërrua Orges Bilbili në përndjekësin e njerëzve të Aldo Bares dhe biznesi i drogës me autobusë e avionë

Si u shndërrua Orges Bilbili në përndjekësin e njerëzve të Aldo Bares dhe biznesi i drogës me autobusë e avionë

13:53, 10/04/2020
A+ Aa A-

Protagonisti i ngjarjes së sotme te “Xhamlliku” në Tiranë, Orges Bilbili, i cili gjendet në spital i plagosur nga policia, është bërë i njohur për opinionin që në 8 korrik të vitit 2010, kur së bashku me Leart Haxhiun ekzekutuan 29 vjeçarin Gerti Lala, i cili njihej si pjesë e grupit të Aldo Bares. Pas arrestimit në atë kohë, gjatë ditëve të izolimit në burg Bilbili ka mohuar të ketë gisht në vrasje, por policia e Qarkut Fier pohoi se për ngritjen e akuzës ndaj tij kishte ndihmuar e ëma e viktimës Lala, e cila njohu 20-vjeçarin Bilbili si vrasësin e të birit. Por pavarësisht nga kjo, gjykata e liroi për 'mungesë provash'.

Bilbili, së bashku me mikun e tij të ngushtë Laert Haxhiu rezultojnë në skedën e policisë dhe prokurorisë si të përfshirë në shumë vrasje, plagosje, vjedhje, trafik droge, etj. Haxhiu u dënua me 32 vite burg, por arriti që t'i shpëtojë drejtësisë pas apelimit vetëm pas 3 viteve në qeli. Kurse i prangosuri i sotëm, Orges Bilbili, rezulton se është dënuar me 7 vite e 4 muaj burgim për trafikim lëndësh narkotike, por më pas është liruar pas apelimit. Gjithashtu ai rezulton person i shpallur në kërkim si bashkëpunëtor i pilotit italian, Giorgio Riformato, avioni i të cilit ngeci në bregdetin e Divjakës, teksa po përgatitej për të trafikuar lëndë narkotike nga Shqipëria për në Itali.

Bashkë me Haxhiun, Orges Bilbili është i dyshuar edhe për atentatin, ku u plagosën Xhulio Shkurti (nipi i Aldo Bares) dhe Sajmo Xhelili.

Orges Bilbili njihet nga policia dhe opinioni në qytetin e Lushnjes si `killeri` kryesor i bandës që drejton së bashku me Laert Haxhiun.

Policia ka deklaruar se të gjitha ngjarjet e rënda me protagonistë Haxhiun dhe Bilbilin janë kryer si shenjë hakmarrje ndaj bandës së Aldo Bares, për disa vrasje të kryera shumë vite më parë.

Shënjestër sistematike ka qenë Xhulio Shkurti, nipi i Alfred Shkurtit. Ai është djali i Ramadan Shkurtit, një ndër viktimat e para të përplasjes së përgjakshme mes bandës së Aldo Bares dhe asaj të Artur Dajës që nis në qershorin e vitit 1997. Xhulio ishte plagosur edhe më 25 shtator të vitit 2016 së bashku me shokun e tij Saimo Xheliu 25 vjeç në të njëjtën zonë ku ndodhi ngjarja  me dy të vrarë dhe 2 plagosur, në 12 tetor të vitit 2017.

Kurse në tetor të vitit 2019, Orges Bilbili së bashku me me Lart Haxhiun, tronditën sërish qytetin e Lushnjes në vazhdën e hakmarrjes ndaj bandës së Aldo Bares. Ata ekzekutuan Besmir Hidën 40 vjeç, teksa ishte duke pirë kafen në katin e dytë të një lokali.

Por nuk mjaftoi me kaq; vetëm 2 muaj më vonë mëngjesin e 14 dhjetorit të vitit 2019 në lagjen "Kadri Gjystri" në qytetin e Lushnjes, u ekzekutua 52-vjeçari Enver Boriçi. Ai është gjetur i vrarë në lokalin e tij nga familjarët të cilët kishin vërejtur se ai nuk ishte kthyer në shtëpi. Enver Boriçi, që njihej si ish-anëtar i Bandës së Lushnjes ishte qëlluar me një plumb në kokë, duke i shkaktuar atij vdekjen e menjëhershme.

Grupi kriminal që i është qepur trashëgimtarëve të bandës së Aldo Bares, dyshohet se aktivitetin kryesorë ka atë të trafikut ndërkombëtar të drogave të forta, kokainë dhe heroinë, por edhe të kanabisit. Sipas policisë miku i ngushtë i Orges Bilbilit, Leart Haxhiu, posedonte një linjë autobusësh me Greqinë nëpërmjet të cilës dyshohet se kryenin trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike. Implikimi në avionin e Riformatos tregoi se kjo organizatë është nga pineret në vendin tonë të trafikut me avionë.

Rrjedha e hakmarrjes ka nisur për faktin se Orges Bilbili dhe Laert Haxhiu janë shok të ngushtë të Saimir Taullaut. Në vitin 2005, vëllai i Saimir Taullaut, Baki Taullau është ekzekutuar me armë zjarri dhe për këtë ata akuzuan `trashëgimtarët` e Alfred Shkurtit. Familja Taullau njihet për konfliktin e hapur me bandën e Aldo Bares ku këta të fundit, sipas dëshmive të dhëna në Gjykatë, i kanë vënë gjoba.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shqiptari10/04/2020 14:37

VETE EDVIN KRISTAQ RAMA DHE BANDA RILINDJA JANE FINANCUESIT E KESAJ BANDE RIVALE TE BANDES SE ALDO BARES! MBESHTETET DHE FINANCOHET NJE BANDE KUNDER NJE BANDE TJETER! KY ESHTE ZINXHIRI MAFIOZ I RILINDJES! KETA JANE PJESE E BANDES SE EDVIN KRISTAQ RAMES: BANDA RILINDJA! BANDA RILINDJA ESHTE KUNDER TE GJITHA BANDAVE DHE ISH-BANDAVE TE TJERA NE SHQIPERI PER TE KAPUR TE GJITHA TRAFIQET, KONDRABANDAT DHE KRIMET NE SHQIPERI PER TE MBROJTUR ME CDO MENYERE DHE MJET PUSHTETIN MAFIOZ! ORGES BILIBILI DHE LEART HAXHIU, TE NJOHUR PER VRASJE, VJEDHJE, TRAFIK GROGE NGA TE GJITHE QYTETARET, POLICIA DHE PROKURORIA, TE ARRESTUAR DHE TE DENUAR POR PERSERI TE LIRUAR NGA PUSHTETI I BANDES RILINDJA! PERSERI DO TE LIROHET ORGES BILBILI SEPSE I DUHET RILINDJES, I DUHET EDVIN RAMES! USHTARET BANDITE TE RILINDJES DUHEN EDHE 1 HERE, PASTAJ OSE DO TE BURGOSEN PERJETE OSE DO TE ELEMINOHEN NGA USHTARET E RINJ TE RILINDJES! MOS U HABISNI O SHQIPTARE! KESHTU FUNKSIONOJNE BANDAT MAFIOZE KUDO NE BOTE, POR BANDA RILINDJA ESHTE E ME RREZIKSHMJA SEPSE I KA TE GJITHA PUSHTETET! TANI KJO BANDE KA NE DUART E SAJ EDHE PUSHTETIN COVID-19! RAMA KERKON QE ME ANEN E IZOLIMIT TOTAL KOMBETAR TE POPULLIT, ME PRETEKSTIN E COVID-19, RAMA KERKON TA SHTYJE PUSHTETIN E TIJ DERI NE SHTATOR, DUKE HYRE NE PERIUDHEN ELEKTORALE PER ZGJEDHJET E 2021! NESE DO T'I DUHET AKOMA KOHE, DO TA SHTYJE IZOLIMIN DERI NE MARS 2021 DHE NDOSHTA EDHE VOTIMIN PER ZGJEDHJET 2021 DO TA BEJME NGA SHTEPIA NEN KONTROLLIN E PLOTE DIKTATORIAL TE RILINDJES!

Shqiptari10/04/2020 14:20

KETA JANE PJESE E BANDES SE EDVIN KRISTAQ RAMES: BANDA RILINDJA! BANDA RILINDJA ESHTE KUNDER TE GJITHA BANDAVE DHE ISH-BANDAVE TE TJERA NE SHQIPERI PER TE KAPUR TE GJITHA TRAFIQET, KONDRABANDAT DHE KRIMET NE SHQIPERI PER TE MBROJTUR ME CDO MENYERE DHE MJET PUSHTETIN MAFIOZ! ORGES BILIBILI DHE LEART HAXHIU, TE NJOHUR PER VRASJE, VJEDHJE, TRAFIK GROGE NGA TE GJITHE QYTETARET, POLICIA DHE PROKURORIA, TE ARRESTUAR DHE TE DENUAR POR PERSERI TE LIRUAR NGA PUSHTETI I BANDES RILINDJA! PERSERI DO TE LIROHET ORGES BILBILI SEPSE I DUHET RILINDJES, I DUHET EDVIN RAMES! USHTARET BANDITE TE RILINDJES DUHEN EDHE 1 HERE, PASTAJ OSE DO TE BURGOSEN PERJETE OSE DO TE ELEMINOHEN NGA USHTARET E RINJ TE RILINDJES! MOS U HABISNI O SHQIPTARE! KESHTU FUNKSIONOJNE BANDAT MAFIOZE KUDO NE BOTE, POR BANDA RILINDJA ESHTE E ME RREZIKSHMJA SEPSE I KA TE GJITHA PUSHTETET! TANI KJO BANDE KA NE DUART E SAJ EDHE PUSHTETIN COVID-19!

Shto koment

Denonco