Plagosja e Orges Bilbilit, policia: I drejtoi pistoletën efektivit, kërcënoi se do e vriste...

Plagosja e Orges Bilbilit, policia: I drejtoi pistoletën efektivit, kërcënoi se do e vriste...

13:47, 10/04/2020
A+ Aa A-

Një efektiv i forcave Shqiponja plagosi me armë një qytetar, i cili ditën e sotme në vend të dokumentit identifikues, i nxori armën duke e kërcënuar. Ngjarja ndodhi në zonën e Xhamllikut në Tiranë, ku për pasojë mbeti e plagosur edhe një kalimtare rastësisht në zonë, e cila ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Drejtori i Policisë së Tiranës tha se personi dyshohet të jetë me rrezikshmëri të lartë shoqërore dhe i shpallur në kërkim. Pas disa minutash ai u identifikua si Orges Bilbili, i cili së bashku me Laert Haxhinë akuzohen se janë autorët e vrasjes së Zamir Latifit dhe Jurgen Hoxhës në 2017 në Lushnje. I riu ishte në kërkim dhe për plagosjen Xhulio Shkurtit dhe Sajmo Xhelilit.

Tiranë/Informacion paraprak

Strukturat e Policisë së Shtetit, në vijim të monitorimit të zbatimit të masave shtesë nga qytetarët, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19, kanë vijuar edhe ditën e sotme të ushtrojnë kontrolle të shumta, jo vetëm në rrugët kryesore, por edhe në brendësi të lagjeve, kryesisht në zonat urbane. 

Në këtë kuadër, në Tiranë, në rrugën " Sitki Çiço", në afërsi të një shkolle, punonjësi i Policisë së forcës së posaçme "Shqiponjat", i ka kërkuar një shtetasi lejen e daljes dhe dokumentin e identifikimit.

Shtetasi Orgest Bilbili, 30 vjeç, nga Lushnja, e ka kundërshtuar punonjësin e Policisë dhe është larguar me vrap në brendësi të lagjes.

Punonjësi i Policisë e ka ndjekur dhe gjatë ndjekjes 30-vjecari i ka drejtuar pistoletën punonjësit të Policisë, duke e kërcënuar për ta vrarë.

Punonjësi i Policisë i ka bërë thirrje të hedhë armën dhe të dorëzohet, por shtetasi Orgest Bilbili nuk i është bindur urdhrit të punonjësit të Policisë dhe ka vijuar lëvizjen me pistoletë në dorë.

Në zbatim të procedurës standarde të punës, punonjësi i Policisë ka qëlluar njëherë në ajër për ta paralajmëruar, ndërkohë që 30-vjeçari  i ka drejtuar armën, për të qëlluar punonjësin e Policisë.

Në këto rrethana punonjësi i Policisë, i gjendur në kushtet e mbrojtjes së nevojshme, ka qëlluar  në drejtim të 30-vjeçarit, duke e plagosur atë.

Fatkeqësisht, është plagosur jashtë rrezikut për jetën edhe shtetasja M. P., rreth 30 vjeçe, kalimtare e rastit.

Nga verifikimet e bëra rezulton se shtetasi Orgest Bilbil ishte person i shpallur në kërkim dhe me rrezikshmëri të lartë shoqërore, i dyshuar për një sërë ngjarjesh të rënda kundër personit në qytetin e Lushnjës.

Gjithashtu  i dënuar dhe me 7 vjet e 4 muaj burg, për veprën penale ”Trafikim i narkotikëve”. 

Aktualisht ky shtetas është arrestuar dhe ndodhet në Spitalin e Traumës Tirane, paraprakisht jashtë rrezikut për jetën.

Në lidhje me ngjarjen është ngritur një grup i posaçëm hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, për zbardhjen e plotë të rrethanave te ngjarjes. 

Policia e Shtetit i uron shërim të shpejtë shtetases M. P. dhe garanton opinion publik se është e vendosur të përballet me cilindo që shkel ligjin e aq më tepër guxon të godasë punonjësit e Policisë.

Policia e Shtetit apelon për të gjithë qytetarët që të vijojnë të zbatojnë rregullat dhe t’i binden urdhrit të punonjësit të Policisë, duke kontribuuar të gjithë së bashku për parandalimin e përhapjes së COVID-19 , si dhe në krijimin e një ambienti sa më të sigurt për qytetarët.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shqiptari10/04/2020 14:53

SIGURISHT QE NUK KA FRIKE FARE QE T'IA DREJTOJE PISTOLETEN EDHE POLICIT! AI ESHTE USHTARI I RILINDJES DHE KA MBESHTETJEN E LARTGJATESISE SE TIJ! RAMES NUK I INTERSON QE KARANTINA TE MBYLLET SHPEJT! SA ME SHUME TE ZGJATET AQ ME SHUME PEFITON NGA FRIKA E NJEREZVE. AQ ME SHUME NJEREZIT I LARGOHEN INTERESIT PER TA ZHDUKUR RAMEN NGA PUSHTETI, AQ ME SHUME PASUROHEN DHE FORCEHEN EKONOMIKISHT USHTARET E RILINDJES! VETE EDVIN KRISTAQ RAMA DHE BANDA RILINDJA JANE FINANCUESIT E KESAJ BANDE RIVALE TE BANDES SE ALDO BARES! MBESHTETET DHE FINANCOHET NJE BANDE KUNDER NJE BANDE TJETER! KY ESHTE ZINXHIRI MAFIOZ I RILINDJES! KETA JANE PJESE E BANDES SE EDVIN KRISTAQ RAMES: BANDA RILINDJA! BANDA RILINDJA ESHTE KUNDER TE GJITHA BANDAVE DHE ISH-BANDAVE TE TJERA NE SHQIPERI PER TE KAPUR TE GJITHA TRAFIQET, KONDRABANDAT DHE KRIMET NE SHQIPERI PER TE MBROJTUR ME CDO MENYERE DHE MJET PUSHTETIN MAFIOZ! ORGES BILIBILI DHE LEART HAXHIU, TE NJOHUR PER VRASJE, VJEDHJE, TRAFIK GROGE NGA TE GJITHE QYTETARET, POLICIA DHE PROKURORIA, TE ARRESTUAR DHE TE DENUAR POR PERSERI TE LIRUAR NGA PUSHTETI I BANDES RILINDJA! PERSERI DO TE LIROHET ORGES BILBILI SEPSE I DUHET RILINDJES, I DUHET EDVIN RAMES! USHTARET BANDITE TE RILINDJES DUHEN EDHE 1 HERE, PASTAJ OSE DO TE BURGOSEN PERJETE OSE DO TE ELEMINOHEN NGA USHTARET E RINJ TE RILINDJES! MOS U HABISNI O SHQIPTARE! KESHTU FUNKSIONOJNE BANDAT MAFIOZE KUDO NE BOTE, POR BANDA RILINDJA ESHTE E ME RREZIKSHMJA SEPSE I KA TE GJITHA PUSHTETET! TANI KJO BANDE KA NE DUART E SAJ EDHE PUSHTETIN COVID-19! RAMA KERKON QE ME ANEN E IZOLIMIT TOTAL KOMBETAR TE POPULLIT, ME PRETEKSTIN E COVID-19, RAMA KERKON TA SHTYJE PUSHTETIN E TIJ DERI NE SHTATOR, DUKE HYRE NE PERIUDHEN ELEKTORALE PER ZGJEDHJET E 2021! NESE DO T'I DUHET AKOMA KOHE, DO TA SHTYJE IZOLIMIN DERI NE MARS 2021 DHE NDOSHTA EDHE VOTIMIN PER ZGJEDHJET 2021. DO TA BEJME VOTIMIN NGA SHTEPIA NEN KONTROLLIN E PLOTE DIKTATORIAL TE RILINDJES!

Hajvani10/04/2020 14:13

Ore por kur do zini mend. Kalbini me burg ose gjeni dicka alternative sepse sot ka kercenuar policin, neser vret te pafajshem ky surrat. Forconi ligjin. Denoni armbajtjen pa leje 20 vjet burg e ta shohin keta palaco

Shto koment

Denonco