Kush është 'i forti' që u plagos në Tiranë/ Ja pamjet e tmerrshme

Kush është 'i forti' që u plagos në Tiranë/ Ja pamjet e tmerrshme

12:34, 10/04/2020
A+ Aa A-

Kanë dalë detaje të reja nga personi që mbeti i plagosur nga ana e policit të shqiponjave mesditën e sotme në zonën e Xhamllikut në Tiranë.

Burime bëjnë me dije për FaxWeb.al se personi i plagosur është Orges Bilbili, i cili akuzohet për disa ngjarje të rënda të ndodhura në qytetin e Lushnjes.

Orges Bilbili, së bashku me Leart Haxhiun, të dy personazhe të njohur me precedentë penalë akuzohen për ngjarjen e 11 shtatorit 2017 pranë policisë së Lushnjes ku humbën jetën Jurgen Hoxha dhe Samir Latifi.

Bilbili, bashkëpunëtori i Laert Haxhiut në vrasjet Lushnjë në 2017, rezulton se është dënuar me 7 vite e 4 muaj burgim për trafikim lëndësh narkotike.

Bashkë me Haxhiun, Orges Bilbili është i dyshuar edhe për atentatin, ku u plagosën Xhulio Shkurti (nipi i Aldo Bares) dhe Sajmo Xhelili.

Telashet për Bilbilin nuk përfundojnë këtu, pasi ai akuzohet edhe si bashkëpunëtor i pilotit italian Giorgio Riformato, avioni i të cilit, ngeci në bregdetin e Divjakës, teksa po përgatitej për të trafikuar lëndë narkotike nga Shqipëria për në Itali.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco