Lajm i mirë nga Infektivi, 17 pacientë të tjerë fitojnë ‘betejën’ me koronavirusin

Lajm i mirë nga Infektivi, 17 pacientë të tjerë fitojnë ‘betejën’ me koronavirusin

09:09, 10/04/2020
A+ Aa A-

Kryeministri Edi Rama ka ndarë lajmin e mirë që vjen nga spitali Infektiv.

Përmes një postimi në “Facebook”, ai ka njoftuar se janë shëruar edhe 17 pacientë të infektuar me COVID-19.

“Lajm i mirë, 17 të shëruar sot”, shkruan Rama, lajm të cilin e ka shpërndarë edhe ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu.

Kujtojmë që tashmë, numri i personave që kanë fituar betejën me koronavirusin në Shqipëri ka shkuar në 182.

Ndërsa numri i të infektuarve ka arritur në 409 dhe 23 persona kanë ndërruar jetë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco