'Udhëtim të mbarë vëllezër shqiptarë'/ Makinat e funeraleve sjellin në Shqipëri viktimat e Koronavirusit

'Udhëtim të mbarë vëllezër shqiptarë'/ Makinat e funeraleve sjellin në Shqipëri viktimat e Koronavirusit

19:28, 09/04/2020
A+ Aa A-

Mediat italiane kanë publikuar disa foto nga porti i Barit, ku shihen makina funeralesh në radhë për tu imbarkuar në traget.

Në këto makina funeralesh thuhet se ka shtetas shqiptarë që kanë humbur jetën në shtetin fqinj për shkak të Koronavirusit.

“Antenna Sud” raporton se pamjet janë realizuar para dy ditëve në portin e Barit nga fotografi Francesco Saccente.

“Coronavirus, udhëtimi i fundit drejt shtëpisë. Udhëtim të mbarë vëllezër shqiptarë”, shkruan mbi foto reporteri italian, duke shtuar se ky është kthimi i trishtuar në vendin e tyre.

Ndërkohë ende nuk ka një shifër zyrtare se sa është numri i shqiptarëve që kanë humbur jetën në Itali si pasojë e COVID-19...

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco