Qëndroi 4 ditë i bllokuar në kufi/ Rëndohet gjendja shëndetësore e emigrantit, niset me urgjencë në spital

Qëndroi 4 ditë i bllokuar në kufi/ Rëndohet gjendja shëndetësore e emigrantit, niset me urgjencë në spital

16:25, 09/04/2020
A+ Aa A-

Një prej emigrantëve të kthyer nga toka neutrale në gjendje të rëndë shëndetësore. Burime bëjnë me dije se, emigranti prej 4 ditësh ka qëndruar në tokë neutrale dhe gjendja e tij shëndetësore është përkeqësuar.

Bëhet fjalë për të njëjtin person që stafi mjekësor i shkoi pranë hotelit ku ishte akomoduar pasi ka pasur shqetësime dhe më pas është trasportuar me urgjencë me ambulancë për në spital.

Dyshohet gjendje e rënduar psikologjike. Këtij personi i është marrë edhe tamponi dhe ka rezultuar negativ sa i përket COVID-19.

Rreth 6o shqiptarë qëndruan për 4 ditë në tokë neutrale mes Greqisë dhe Shqipërisë pasi qeveria e Tiranës nuk lejoi futjen e tyre në territorin tonë, sipas saj për shkak të masave anti-COVID-19. U desh ndërhyrja dhe ndihma financiare e Diasporës që personat e bllokuar të vendoseshin në një hotel në Korçë ku janë të karantinuar për 14 ditë. /A.R, Syri.net

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

kadri hasbiu09/04/2020 16:57

ky esht resultati i mostres me emrin edvin shpresoj qe te gjith ato refugjat qe pranojn ti shash nga nona e jo nga edvin mostra ta kuptojn mir se kush esht

Shto koment

Denonco