Shtyhet gjyqi i Tahirit, mungojnë avokatët

Shtyhet gjyqi i Tahirit, mungojnë avokatët

11:27, 09/04/2020
A+ Aa A-

Është shtyrë për në datën 28 prill seanca gjyqësore ndaj Saimir Tahirit, ish-ministri i Brendshëm i cili u dënua me 3.4 vite shërbim prove prove për akuzën ‘Shpërdorim detyre”.

Ditën e sotme ishte parashikuar seanca e parë në shkallën e Apelit, por avokatit e ish-ministrit kanë munguar për shkak të pandemisë së COVID 19.

Të pranishëm në seancë kanë qenë trupi gjykues dhe prokurorët e çështjes, por kanë munguar avokatët çka ka bërë që seanca e radhës të shtyhet për në datën 28 prill.

Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri u dënua në shtator të viti të shkuar pas një procesi të gjatë gjyqësor dhe pas një sërë akuzash të rënda të ngritura nga Prokuroria e Krimeve të Rënda.

Tahiri akuzohej për trafik narkotikësh dhe pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal, por gjykata gjeti prova vetëm ëpr akuzën ‘shpërdorim detyre’ duke i kursyer burgun dhe dënuar me 3.4 vite shërbim prove.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco