Dyshimet/ Vetëizolohen disa punonjës në komisariatin e Vorës

Dyshimet/ Vetëizolohen disa punonjës në komisariatin e Vorës

10:05, 09/04/2020
A+ Aa A-

Një punonjës i Policisë së Tiranës ka rezultuar pozitiv për koronavirusin dhe ndodhet në karantinë prej një jave. Ndërsa pritet që të dalin rezultatet edhe për persona me të cilët ai ka pasur kontakte të afërta.

Gjithashtu, gazetarja e ABC News, raporton se edhe disa punonjës në Komisariatin e Vorës, jane karantinuar. Ata dyshohet se janë të infektuar me virusin dhe ndodhen të izoluar prej një jave.

Veç mjekëve, edhe punonjësit e policisë ndodhen pothuajse çdo ditë të ekspozuar ndaj rrezikut duke qenë në kontakt me qytetarë të shumtë. Gazetarja raporton se edhe për ta janë marrë masat e nevojshme edhe mes punonjësve të policisë.

“Ata mundohen të mbajne distancën ndërsa janë në krye të detyrës, janë pajisur edhe me masaka dhe me disfektantë..”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco