Vazhdon operacioni antidrogë në Durrës: Kapen dy të tjerë dhe 126 doza kokainë

Vazhdon operacioni antidrogë në Durrës: Kapen dy të tjerë dhe 126 doza kokainë

09:06, 09/04/2020
A+ Aa A-

Në Durrës, në vijim të operacionit "High Quality" kundër shpërndarjes së drogave të forta, në kuadër të të cilit u sekuestrua 0.5 kg  heroinë dhe kokainë si dhe një sasi e konsiderueshme parash e përfituar nga shitja e saj, u vunë në pranga 3 shtetas (organizatori, shpërndarësi dhe bashkëpunëtorja e shpërndarësit të lëndës narkotike), operacioni ka vijuar për evidentimin dhe goditjen e personave të tjerë që ushtrojnë këtë veprimtari kriminale.

Si rezultat i vijimit të operacionit të ndjekur me metoda proaktive, Policia Durrës ka evidentuar dhe goditur një tjetër rast, duke vënë në pranga dy shtetas: D. M., 32 vjeç dhe L. M., 57 vjeç, i dënuar më parë për veprën penale "Moskallëzim krimi".

Gjatë kontrollit në banesën e  D. M., në lagjen nr. 14, Durrës, u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 124 doza me lëndë narkotike kokainë dhe një peshore elektronike, ndërsa gjatë kontrollit të shtetasit L. M., në automjetin tip "Benz", u gjetën dhe sekuestruan 2 doza kokainë, në total 63 gramë kokainë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve".

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco