FOTO-EMRI/ Amerikani gjendet i vdekur në banesë, dyshimet e policisë

FOTO-EMRI/ Amerikani gjendet i vdekur në banesë, dyshimet e policisë

21:20, 08/04/2020
A+ Aa A-

Një shtetas  amerikan me banim në Sarandë është gjetur i pajetë mesditën e sotme në apartamentin e tij në Sarandë.

70-vjeçari Robert Hood, nga Alaska, prej tri vitesh jetonte i vetëm në një apartament me qira, në Lagjen nr.1. Prej tri ditësh ai nuk po u përgjigjej telefonatave të njërit prej miqve të tij.

Kjo ka shqetësuar mikun e tij i cili njoftoi policinë e Sarandës.

Kjo e fundit së bashku me shërbimin zjarrfikës dhe atë mjekësor bënë të mundur  të hyjnë në apartament, ku e kanë gjetur të pa jetë në shtratin e tij 70-vjeçarin.

Duke qenë i huaj por nisur edhe nga situata e coronavirusit, trupi i tij është përcjellë drejt Tiranës për ekspertizë mjeko – ligjore për të përcaktuar shkakun e vdekjes. 

Sipas burimeve hetimore nga policia në trupin e të ndjerit, por edhe në brendësi të apartamentit, nuk janë vënë re shenja dhune apo shenja të tjera për të dyshuar për ndonjë akt kriminal.

     

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco