Kërcënohet drejtori i urgjencës

Kërcënohet drejtori i urgjencës

18:54, 08/04/2020
A+ Aa A-

Një i ri është vënë nën hetim nga policia pasi ka kërcënuar drejtorin e urgjencës.

Ngjarja ka ndodhur në spitalin e Elbasanit.

Policia thotë se ka nisur hetimet ndaj 36-vjeçarit me inicialet R. Ç.

Njoftimi i Policisë së Elbasanit:

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Elbasan, proçeduan në gjendje të lirë, për veprën penale "Kanosja", shtetasin:

R.Ç., 36 vjeç, banues në Elbasan,  pasi sot rreth orës 10:00,  në ambientet e Urgjencës të Spitalit Elbasan,   ka ofenduar dhe kanosur me fjalë shtetasin E.M., me detyrë (Drejtori i Urgjencës).

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan,  për veprimet e mëtejshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco