Një shqiptar humbi jetën nga COVID-19/ Gazetari: Ja si paraqitet situata e bashkëatdhetarëve në Britaninë e Madhe

Një shqiptar humbi jetën nga COVID-19/ Gazetari: Ja si paraqitet situata e bashkëatdhetarëve në Britaninë e Madhe

16:02, 08/04/2020
A+ Aa A-

Në një lidhje skype me Fax News nga Anglia, gazetari Kujtim Vani ka komentuar situatën e koronavirusit në Britaninë e Madhe zbuloi se tre shqiptarë janë të prekur nga Covid 19. Sipas tij masat që janë marrë janë të rrepta, dhe qytetarët i zbatojnë ato në masë të madhe.

“Këtu masat zbatohen pa qenë e nevojshme që të kenë një vendim qeverie, shkollat janë të mbyllura, nuk është paralizuar transporti publik, edhe pse nuk ka një dyndje të madhe të qytetarëve. Autobusat dhe trenat pothuajse janë bosh, marketet në ndryshim nga ditët e para kur u zbrazën, tani duket se janë kthyer në normalitet.

Para disa ditësh një qytetar shqiptar që ishte në ventilim është shëruar plotësisht, ndërsa humbi jetën një qytetar shqiptar nga Kosova, ishte 61 vjeç dhe nuk mundi që ta përballonte dot. Është dhe një tjetër shqiptar i shtruar, por gjendja e tij është e mirë.

Këtu masat nuk i imponon qeveria, të moshuarve u çohen ushqimet në shtëpi, në shumë vende puna vazhdon nga shtëpia, përfshirë dhe bashkitë dhe institucionet shtetërore.

Nxënësit e vijojnë mësimin online, por me orar të plotë, mendohet dhe 2 ose 3 javë do të jetë kjo gjendje, dhe më pas do të ketë një zbutje”, tha Vani.

Gazetari u shpreh se në Britani janë kryer më shumë se 200 mijë teste, dhe iu bëhen vetëm personave që kanë shqetësime apo simptoma.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco