Eurosig ndihma për 12 mijë shqiptarë, jep 10 mijë dollarë për Shoqatën VATRA në SHBA

Eurosig ndihma për 12 mijë shqiptarë, jep 10 mijë dollarë për Shoqatën VATRA në SHBA

14:34, 08/04/2020
A+ Aa A-

Nga Kadri Morinaj/

Për shkak të COVID-19, Shqipëria dhe e gjithë bota po përballet me një situatë të pazakontë dhe të vështirë.

Jetët njerëzore janë seriozisht të kërcënuara nga kjo pandemi, duke i bërë ata të izolohen në shtëpitë e tyre.

Ekonomia shqiptare është tkurrur si asnjëherë më parë dhe mjaft familje shqiptare janë përballur me vështirësi ekonomike për të siguruar jetesën nga COVID-19.

Grupi Eurosig-Insig dhe UBA Bank kanë ndërmarrë një nismë për t’u qëndruar pranë mbi 12 mijë familjeve shqiptare, duke shpërndarë ndihma ushqimore dhe higjienike nga Tropoja ne Konispol.

Duke u ngacmuar nga ndjenja humane, vendosëm t’u vinim në ndihmë dhe morëm në konsideratë kërkesat e ardhura.

Si asnjëherë më parë u ndezën motorët nga të tri kompanitë për të bërë atë që nuk kishte ndodhur ndonjëherë, të ndihmojmë njerëz në nevojë në të gjithë Shqipërinë.

Në një bashkepunim të shkëlqyer me të gjitha bashkitë, përhapja e ketyre ndihmave të Eurosig ka qenë shumë më e shpejtë se përhapja e virusit në të gjithë bashkitë e vendit.

Humanizmi i treguar nga Grupi Eurosig-Insig dhe UBA Bank ka kaluar çdo parashikim jo vetëm të publikut të gjerë, por edhe atë që kishim menduar në fillim të gjithë kësaj nisme madhështore.

Janë derguar ndihma edhe për Shoqatën Kombëtare të Jetimëve.

Gjithashtu jane akorduar 10.000 USD për Shoqaten Vatra ne New York, per t’u ardhur në ndihmë shqiptarëve të kërcenuar nga kjo pandemi.

Uroj qe kjo situatë të kalojë sa më shpejt dhe shqiptarët t’i kthehen normalitetit.

Zoti i bekoftë shqiptarët!

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco