Familja e prekur në Fier/ Burri punonte si shofer furgoni mallrash

Familja e prekur në Fier/ Burri punonte si shofer furgoni mallrash

12:40, 08/04/2020
A+ Aa A-

Një familje është goditur nga koronavirusi në lagjen “15 Tetori” në Fier. Burime bëjnë me dije për Faxweb.al se është infektuar një familje me 5 anëtarë, 4 prej të cilëve kanë rezultuar pozitiv që në testin e parë, dhe njërit pritet t'i ribëhet tamponi.

Mes personave të prekur ka edhe fëmijë, ndërsa ka nisur dizinfektimi i lagjes dhe banesës, e cila është një shtëpi private.

Ajo që e bën dhe më alarmante situatën është se kryefamiljari është një shofer furgoni mallrash dhe ka pasur kontakte të shumta dhe në dyqanet e qytetit.

Asnjë nga anëtarët e familjes nuk ka pasur historik udhëtimi me jashtë vendit, çka të bën të dyshosh se ka qenë pikërisht kryefamiljari ai që është infektuar i pari mes anëtarëve.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco