Mal i Zi, arrestohet mjeku se publikoi listën e pacientëve me COVID-19

Mal i Zi, arrestohet mjeku se publikoi listën e pacientëve me COVID-19

12:23, 08/04/2020
A+ Aa A-

Policia ka arrestuar një person të stafit mjekësor për publikimin e një liste me emrat e qytetarëve që kanë testuar pozitivisht për COVID-19.
Zyra e Prokurorisë në mal të Zi tha se një anëtar i stafit mjekësor në Qendrën Shëndetësore në Podgoricë, i njohur vetëm me inicialet M. R., ishte arrestuar nga policia për mbledhje dhe përdorim të paautorizuar të informacioneve personale.

“Si zyrtar, ai është përgjegjës për publikimin e informacioneve mbi pacientët me COVID-19 përmes nëpërmjet sistemit IDO, të cilin ai ua dërgoi nëpërmjet Viber-it edhe personave të tjerë, të cilët, edhe pse kolegë të tij, nuk janë të autorizuar ta kenë këtë informacion, tha prokuroria në një njoftim për shtyp.

Pas publikimit të premten të listës me emra të personave të infektuar dhe numrat e tyre të identitetit, qeveria malazeze kërkoi një hetim, të cilin e drejtori prokuroria.

Organizatat e shoqërisë civile dhe partitë e opozitës gjithashtu ishin në një mendje se publikimi i emrave të pacientëve të infektuar në rrjetet sociale shkelte të drejtat e tyre themelore të njeriut dhe mund të çonte në pasoja të rënda. “Ne duhet të respektojmë privatësinë e njerëzve dhe të ndalojmë stigmatizimin e qytetarëve të infektuar”, tha OJQ-ja Aleanca Qytetare.

Kjo nuk ishte hera e parë që të drejtat e pacientëve në Mal të Zi shkelen në këtë mënyrë. Më 18 mars, identitetet e pacientëve me koronavirus u publikuan nëpër rrjetet sociale. Në internet u postua edhe një foto e një pacienteje dhe familjes së saj.

Më 22 mars, vetë qeveria publikoi emrat e njerëzve që ishin urdhëruar të vetë izoloheshin, duke argumentuar se disa prej tyre nuk e kishin respektuar urdhrin.

Qeveria tha se kishte marrë pëlqimin e Agjencisë për Mbrojtjen e të Dhënave Personale për këtë dhe se kishte vendosur që jeta dhe shëndeti i qytetarëve malazez ishin të parat. Pavarësisht shqetësimeve të shprehura nga partitë opozitare dhe grupet e shoqërisë civile, qeveria ka vazhduar të publikojë lista të tilla.

Në vend ka pasur deri më tani 248 raste të konfirmuara me koronavirusit, dy prej të cilëve kanë ndërruar jetë./BIRN/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco