VIDEO/ Sherr në Vlorë, plagoset një person

VIDEO/ Sherr në Vlorë, plagoset një person

12:02, 08/04/2020
A+ Aa A-

Të shtëna me armë zjarri janë raportuar paraditen e sotme në Vlorë. Mësohet se të shtënat kanë ndodhur në Radhimë, pas një konflikti mes dy personave.

Dyshohet se një person ka mbetur i plagosur. Raportohet se person mund të jetë plagosur me sende të forta. Ai është dërguar me urgjencë në spital. I plagosuri quhet Dean Kapaj dhe është 32 vjeç

NJOFTIM ZYRTAR

Informacion paraprak

Rreth orës 11:00, në aksin rrugorë Orikum-Vlorë, pranë vendit të quajtur "Nënstacioni i Radhimës" dyshohet se si pasojë e një konflikti ka mbetur i plagosur lehtë me sende të forta shtetasi D.K., 32 vjeç, banues në Radhimë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Policia ka identifikuar dy autorët e ngjarjes të cilët për arsye hetimi nuk bëhen të ditur për momentin.

Janë organizuar grupe të posaçme policore të cilat janë shpërndarë në qytet me qëllim kapjen e autorëve.

Sektori i Hetimit në bashkëpunim me Komisariatin Vlorë vazhdojnë hetimet e mëtejshme për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco