Preket e gjithë familja/ Fieri rikthehet si zonë e rrezikshme

Preket e gjithë familja/ Fieri rikthehet si zonë e rrezikshme

11:11, 08/04/2020
A+ Aa A-

Fieri u duk se kishte frenuar sa u përket rasteve me koronavirus.  Por ISHP duket ka konstatuar gjashtë raste të reja me koronavirus në Fier.

Sipas ABC News, bëhet fjalë për anëtarët e një familjeje në lagjen periferike të Fierit, Çeligrad.

Mendohet se mes anëtarëve ka edhe fëmijë. Është e paqartë mënyra se janë infektuar anëtarët e kësaj familjeje. Të 6 anëtarët kanë shfaqur njëkohësisht simptoma dhe kanë kërkuar ndihmë mjekësorë nëpërmjet numrit të Urgjencës dhe pas testit të 6 anëtarët rezultuar pozitiv.

Ndërkohë po hetohet zinxhiri i këtij rasti. Për momentin anëtarët e kësaj familjeve janë në banesën te tyre, në gjendje të qëndrueshme shëndetësore. Familjarët ndiqen nga mjekët herë pas herë.

Vatrat nuk kanë pasur lidhje me njëra-tjerën dhe dyshohet se virusi është marrë nga kontaktet e rastësishme apo mosrespektimi i distancimit social.

Me gjashtë rastet e sotme, Fieri shkon në një total prej 32 personash të prekur deri më tani.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco