Kosovë, 49 pacientë me koronavirus në spital, 3 në gjendje kritike

Kosovë, 49 pacientë me koronavirus në spital, 3 në gjendje kritike

10:17, 08/04/2020
A+ Aa A-

Në Klinikën Infektive të Kosovës sot më 8 prill 2020 gjenden të shtruar në spital, 49 pacientë me Covid-19.

Në pritje të rezultateve janë 8 raste.  Gjatë 24 orëve të fundit janë liruar 18 raste të cilat janë testuar dhe kanë rezultuar negativ për Covid -19.

Nga 49 raste të infektuar me Covid 19:
 40 raste janë në gjendje stabile
 6 raste janë në gjendje të rëndë në trajtim me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive
 Në mjekimin intensiv janë në gjendje kritike tre (3) pacientë, prej të cilëve dy raste janë në ventilim mekanik.

Sa i përket stafit të Klinikës Infektive, dje është konfirmuar pozitiv për Covid -19 edhe një infermiere ,duke çuar në 5 numrin e të infektuarve brenda spitalit.

Pesë infermieret e infektuara me Covid -19 janë në gjendje të mirë shëndetësore. Dy prej tyre janë në vetizolim dhe tri infermiere janë të hospitalizuara në klinikë, prej të cilave njëra ka rezultuar negativ në dy mostrat e fundit dhe lirohet në shtëpi.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco