Sekuestrohen 10 mijë dezinfektantë në farmacitë italiane, një pjesë u prodhuan në Shqipëri

Sekuestrohen 10 mijë dezinfektantë në farmacitë italiane, një pjesë u prodhuan në Shqipëri

21:42, 07/04/2020
A+ Aa A-

Ditën e sotme policia e Milanos ka sekuestruar në disa farmaci të qytetit, 10 mijë pako me xhel për dezinfektimin e duarve, të cilat nuk kishin autorizimin e ministrisë përkatëse.

Interesant është fakti se një pjse e dezinfektantëve ishin prodhuar në Shqipëri. 
Dhjetë mijë paketat e xhelit dezinfektues të hedhura në treg pa autorizimin ministror u sekuestruan nga Guardia di Finanza te Milanos (bërthama e parë operative metropolitane). 

Gjithçka nisi kur financierët gjetën, në një farmaci milaneze, dy lloje xheli të shitura si antiviral dhe antibakterial.
Ministria e Shëndetësisë së pari duhet të autorizojë tregtinë për këto produkte, duke vlerësuar sigurinë e tyre për konsumatorin dhe mjedisin, si dhe efektivitetin e tyre në kushtet e përdorimit. Ku në këtë rast autorizimi mungonte.

Një prej xhelëve mësohet se është prodhuar në Shqipëri. 
Guardia di Finanza pasi identifikoi rrjetin e shpërndarjes, sekuestroi gjithashtu paketat në shtatë farmaci të tjera në Milano, të cilat ndërkohë i kishin tërhequr nga shitja. 

Për dezinfektuesin tjetër, të prodhuar në qytet qytetit, policia shkoi në fabrikën përkatëse, duke konfirmuar se pronari, duke kuptuar mungesën e autorizimit, kishte bllokuar tashmë shpërndarjen e tij për disa ditë.

Përveç konfiskimit të flakonëve, Guardia di Finanza kallëzoi në prokurorinë e Milanos administratorin e farmacisë së parë dhe prodhuesin e dezinfektuesit italian. Për të cilët do të ketë një padi për mashtrim tregtar.

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco