Mbërrijnë në hotel shqiptarët e bllokuar në Kapshticë, policia blindon zonën

Mbërrijnë në hotel shqiptarët e bllokuar në Kapshticë, policia blindon zonën

21:21, 07/04/2020
A+ Aa A-

Kanë mbërritur në hotelin ku do të akomodohen qytetarët shqiptarë të cilët, ishin të bllokuar prej 5 ditësh në doganën e Kapshticës.

Gazetarja Lediona Xheladinaj raporton për Abc News se janë 35 qytetarë të cilët do të qendrojnë të karantinuar për 14 ditë në një hotel në periferi të Korçës.

Ndërkohë, siç shihet edhe nga videot e mëposhtme, zona përreth hotelit është e blinduar nga forca të shumta policie.

Vendimi për lirimin e tyre ka ardhur pas negociatave dhe marrjes përsiper të kostos, 14 ditë hotel dhe ushqim 3 vaktet nga Këshilli Koordinues i Diasporës Shqiptare. KKD e mori këtë vendim pasi kryeministri Rama deklaroi se ata do futen ne territorin tone, nëse karantinohen 2 javë në struktura hoteliere me kostot e veta.

Që prej ditës së premte ata qëndronin në të ftohtë dhe pa ushqime, ndërsa disa prej tyre shfaqën edhe probleme shëndetësore. 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco