Shqiptari habit me historinë e tij/ 'Më infektoi shefi që më pas vdiq, babai u shërua'

Shqiptari habit me historinë e tij/ 'Më infektoi shefi që më pas vdiq, babai u shërua'

19:19, 07/04/2020

Emigranti shqiptar në Itali, Olgert Haxhi tregoi si u prek në punë dhe më pas infektoi babanë, që fatmirësisht arriti që të shërohet.

Në një lidhje me skype nga Toskana në edicionin qendror në Report Tv me gazetarin Besard Jacaj ai rrëfeu  përjetimin dhe si po e mposhti sëmundjen. Haxhi tregoi si u prek në punë dhe më pas infektoi babanë, që fatmirësisht arriti që të shërohet. Emigranti shqiptar tha se sekreti për ta mposhtur virusin është ta kapësh në kohë.

"Ne patëm fatin e keq që morëm virusin, në fillim babai, më pas edhe unë. Mendoj se e kemi marrë në punë, unë dmth. Patëm temperaturë 5-6 ditë, babai edhe humbje oreksi. Doktori na ndihmoi që të shkojmë shpejt në spital. Kjo është sekreti, ta kapësh në kohë, që gjë shumë të tjerë nuk e patën si kapoja im që nuk jeton më, që nuk e besoi mjeku i familjes nuk aktivizoi urgjencën që të vinte në kohë.

Edhe babai të njëjtat simptoma si pronari, si humbje oreksi, me frymëmarrjen ishte mirë dhe doktori na besoi, pasi ishim në kontakt që në fillim. Kur pa % e oksigjenit në gjak, që ishte shumë e ulët, kuptoi se propabiliteti ishte koronavirus. Duke pasur parasysh kapon dhe lidhjet me të, por atë e lanë shumë dhe nuk po merrte më frymë dhe shkoi në intubim, terapi intesive.

Kur shkon në terapi intensive shumë pak kanë dalë me këmbët e veta, kur ka fatin të shkojë shpejt në terapi subintensive, që ngrihesh vetë, ha bukë dhe ke oreks edhe me ndihmën e anti-viralëve e kalon më shpejt. Në qytetin tonë numri ka arritur në 22 është i përmbajtur.

Në punën tonë kanë vdekur llogaritari 80-vjeç, që ishte në kontakt të ngushtë me kapon. Ai kishte edhe probleme paralele, por e lanë shumë vonë dhe shkoi direkt në intubim. Kemi edhe njerëz të tjerë pozitiv në punën tonë. Gruaja dhe djali i kapos. Babai im pas pesë tamponëve doli negativ fatmirësisht dhe për siguri ne jemi izoluar në apartamente të ndryshme dhe po vijojmë karantinën e detyruar, por tani jemi mirë" tha ai.

Emigranti  tregoi përjetimin, ndërsa kishte një apel edhe për shqiptarët. "Unë kam arritur deri në 39.9 temperaturë. Mjekët të këshillojnë të marrësh paracetomol, por ka një periudhë që nuk të bën fare efekt. Cdo njeri ka simptoma të ndryshme. Për mua kjo ka qenë pjesa më e vështirë. Më pas kur kalon në bronkopneumoni, nuk merr dot frymë. Është e frikshme shumë.

Kush ndjen këto simptoma, që nuk mbushet me frymë, të shkojë sa më shpejt në spital se e kalon më shpejt, ka përmirësime që në ditët e para. Në fillim mjaftojnë vetëm anti-viralët, por në fazën e fundit, këto nuk bëjnë efekt. Një kurim i drejtpërdrejtë nuk ekziston. Është sëmundje e shërueshme, por mirë është të mos rrezikojmë të mos dalim.

Sa më shumë të izolohemi të gjithë, aq më shpejt do të kalojë. Kush del duhet të ruhet me maska dhe doreza. Pjesën tjetër e kam marrë me sportivitet, çlodhje. Por nuk duhet marrë me shaka, është një sëmundje e rrezikshme, duhet të ruhemi" tha ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco