Bëhet gati evakuimi i shqiptarëve të bllokuar në Kapshticë/ Do të karantinohen në një hotel në Korçë

Bëhet gati evakuimi i shqiptarëve të bllokuar në Kapshticë/ Do të karantinohen në një hotel në Korçë

18:49, 07/04/2020
A+ Aa A-

Është duke nisur transferimi i shqiptarëve të bllokuar në doganën e Kapshticës drejt një hoteli në qytetin e Korçës.

Sipas asaj që mëson Syri.net, për momentin janë duke u kryer procedurat, kontrollet mjekësore dhe dokumentacioni i nevojshëm për të nisur më pas edhe transferimin.

Një vendim i tillë vjen pas negociatave dhe përballimit të kostove (14 ditë hotel dhe 3 vakte ushqim) nga Këshilli Koordinues i Diasporës Shqiptare.

KKD e mori këtë vendim pasi kryeministri Edi Rama deklaroi se ata do futen në territorin tonë, nëse karantinohen 2 javë ne struktura hoteliere me kostot e tyre.

Siç mëson Syri.net, shqiptarët e bllokuar prej ditësh në tokë neutrale do të vensosen në Hotel "Crystal" në Korçë.

Nëse subjekti në fjalë nuk ka kapacitetet e nevojshme, atëherë një pjesë e tyre do të zhvendosen në një hotel tjetër. /Syri.net

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco