Vrau teknikun e kondicionerit, Apeli liron një nga vëllezërit Kusi

Vrau teknikun e kondicionerit, Apeli liron një nga vëllezërit Kusi

15:09, 07/04/2020
A+ Aa A-

Gjykata e Apelit në  Tiranë ka lënë të lire Albano Kusin, duke ndryshuar  masën e sigurisë nga ‘Arrest me burg’ në ‘Arrest shtëpie’.

Ai akuzohej për moskallëzim krimi në vrasjen e Indrit Çelës, të riut që ishte duke punuar për rregullimin e një kondicioneri në vilën e familjes Kusi në Tiranë.

Mësohet se vendimi ndaj tij vjen në kuadër të vendimit të qeverisë për lirimin e përkohshëm të të dënuarve për shkak të situatës me COVID-19.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco