Si po përhapet koronavirusi në Tiranë

Si po përhapet koronavirusi në Tiranë

14:37, 07/04/2020
A+ Aa A-

Tirana ka disa vatra infeksioni. Kështu ka pohuar për ABC News, Ministria e Shëndetësisë. Sipas MSH, këto vatra janë kryesisht familjare dhe nuk kemi transmetime komunitare.

Në fillim të epidemisë në vendin tonë, në dy javët e para, raportohet të ketë pasur grupime të lidhura me persona që kanë udhëtuar jashtë vendit. Por, tanimë, sipas autoriteteve të shëndetit, vatrat janë histori në lëvizje brenda familjes.

“Në Tiranë ka disa vatra infeksioni, janë kryesisht vatra familjare, nuk janë transmetime të gjëra komunitare. Në dy javët e para kemi pasur raste apo grupime të lidhur me një person që kishte udhëtuar, në ditët e fundit jo, por kryesisht vatra familjare”, tha Bino.

Nga ajo që është njoftuar deri më tani nga autoritet e shëndetit në vend, numri i të infektuarve në kryeqytet është 181.

Gjatë 24 orëve të fundit, në vendin tonë janë regjistruar vetëm 6 raste të reja me koronavirus, prej të cilave katër ishin në Tiranë, një në Korçë dhe një në Elbasan. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco