Sherr i përgjakshëm mes dy familjeve në Dibër, Policia i vë prangat dy vëllezërve

Sherr i përgjakshëm mes dy familjeve në Dibër, Policia i vë prangat dy vëllezërve

10:01, 07/04/2020

Ndërhyrja në kohë e Policisë së Dibrës ka parandaluar përshkallëzimin e një konflikti mes disa personave. Dy vëllezër u vunë në pranga.

Policia e Dibrës, pas njoftimit të marrë për një konflikt në lagjen 'Treg', Peshkopi, ku disa persona po konfliktoheshin me njëri - tjetrin, menjëherë organizuan punën dhe falë veprimeve të shpejta dhe ndërhyrjes në kohë bënë parandalimin e përshkallëzimit të konfliktit, duke arrestuar autorët e nisjes së konfliktit dhe konkretisht:

L. D., 24 vjeç, dhe XH. D., 20 vjeç, banues në Peshkopi, (vëllezër ) , të cilët u arrestuan për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje” kryer nê bashkëpunim.

Dy vëllezërit në bashkëpunim me njëri - tjetrin për motive të dobëta, janë konfliktuar dhe kanë plagosur me mjete të forta, jashtë rrezikut për jetën (komshiun e tyre), shtetasin K.N dhe djalin e tij.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Dibër, për veprime të mëtejshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco