Kosovë, 47 pacientë me koronavirus në spital, 10 të tjerë presin përgjigjet e testit

Kosovë, 47 pacientë me koronavirus në spital, 10 të tjerë presin përgjigjet e testit

09:10, 07/04/2020
A+ Aa A-

Në Klinikën Infektive të Kosovës sot janë të shtruar 47 pacientë me Covid 19, në pritje të rezultateve janë 10 raste, ndërsa janë testuar dhe kanë rezultuar negativ për Covid 19, gjithsej 4 raste.

Nga 47 raste të infektuar me Covid -19:

• 41 raste janë në gjendje stabile
• 4 raste kanë nevojë për oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive
• 2 pacientë janë në mjekimin intensiv në gjendje të kritike dhe në ventilim mekanik.

Sa i përket stafit të Klinikës Infektive, nuk ka asnjë rast të ri të infeksionit brenda-spitalor, ndërsa 4 infermieret e infektuara më parë janë në gjendje të mirë shëndetësore.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco