Digjet shtëpia në Mat, plagosen çifti i bashkëshortëve me dy fëmijët Foto ilustruese

Digjet shtëpia në Mat, plagosen çifti i bashkëshortëve me dy fëmijët

09:04, 07/04/2020
A+ Aa A-

Katër anëtarë të një familje në Mat mbetën të lënduar ndërsa banesa e tyre u përfshi nga zjarri. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:55 të mëngjesit  në fshatin Shoshaj në banesën e shtetasit P.D, ku ka kanë mbetur të lënduar çifti i bashkëshortëve me dy fëmijët.

Ata janë transportuasr për ndihmë më të specializuar drejt Tiranës dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimi zjarrfikës ka bërë të mundur shuarjen e zjarrit në banesë. Nga veprimet paraprake të kryera dyshohet se zjarri është shkaktuar aksidentalisht, pasi nga pakujdesia kanë lënë ndezë një pajisje elektronike.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po ponohet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të rënies së zjarrit në banesë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco