Banorët thyejnë karantinën, hajduti kapet 'mat' në banesë

Banorët thyejnë karantinën, hajduti kapet 'mat' në banesë

19:19, 06/04/2020
A+ Aa A-

Situata e vështirë e pandemisë që po kalon vendi ynë nga virusi Covid-19 po shfrytëzohet më së miri në Berat nga hajdutët që kanë filluar të synojnë vjedhjen e shtëpive të pabanuara. 

Një rast i tillë ka ndodhur pasditen e sotme në lagjen "Uznovë" në Berat, në kohën kur në rrug? nuk kishte asnjë lëvizje njerëzish, për shkak të karantinimit të banorëve pas orës 13:00. 

Hajduti, rreth moshës 30 vjeç, është futur në një ndërtesë (banesë dhe lokal), familjarët e të cilës prej një muaji jetojnë në Durrës por është pikasur nga të afërmit e pronarit të ndërtesës dhe komshinjtë që kanë dalë nga shtëpitë dhe e kanë kapur hajdutin "me presh në dorë". 

Menjëherë është njoftuar policia, që ka bërë edhe arrestimin e tij në flagrancë. 
Pamjet filmike kanë kapur momentin e ndalimit të hajdutit nga banorët dhe arrestimin e tij nga policia.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco