Tre rastet e reja në Has janë policë të pikës kufitare

Tre rastet e reja në Has janë policë të pikës kufitare

12:43, 06/04/2020
A+ Aa A-

Ministria e Shëndetësisë ka raportuar 3 raste të reja të reja në Has gjatë 24 orëve të fundit.

Burime për ABC News njoftojnë se të tre rastet e konfirmuara me covid-19, janë punonjës të Policisë Kufitare të Hasit, të infektuar nga kolegu i tyre i infektuar pak ditë më parë.

Të tre punonjësit e policisë kufitare tashmë i janë nënshtruar izolimit së bashku me familjet e tyre, në fshtatrat Tregtan e  Nikoliç, ndërsa punonjësi tjetër i policisë në qytetin e Krumës. Tre rastet e reja nuk kanë asnjë lidhje familjare me rastet e mëparshme.

Me këto tre raste, Hasi numëron 12 të prekur, prej të cilëve njëri tashmë ka ndërruar jetë ditë më parë. Bëhet fjalë për 69-vjeçarin, vëllain e personit të parë që solli edhe virusin Covid-19 në Has.

Në Has në fakt koronavirusi, u soll nga një e moshuar, e cila ishte kthyer nga Italia dhe mori pjesë në një ceremoni mortore, por fatkeqësisht infektoi vëllain e saj të ndjerë dhe motrën e saj. Pak ditë më vonë, u shfaq një vatër e re me 7 të infektuar, të gjithë anëtarë të së njëjtës familje, por që nuk kishin lidhje me dy rastet e para, dhe së fundmi edhe tre punonjësit e policisë kufitare të Hasit.

Në njoftimin e ditës së sotme zv.ministrja Rakacolli theksoi se shkak për zgjerimin e rasteve në Tiranë, Has dhe Shkodër është mos respektimi i distancimit social.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco