Pas juristit infektohen edhe dy të tjerë, zëvendësohet stafi i burgut

Pas juristit infektohen edhe dy të tjerë, zëvendësohet stafi i burgut

12:27, 06/04/2020
A+ Aa A-

Situata në burgun e Rrogozhinës është rënduar. Pas konfirmimit me COVID 19 të juristit të burgut, rezultojnë të prekur edhe dy punonjës të tjerë. Detajet i bëri të ditura gazetarja e News 24.

Referuar këtyre zhvillimeve, mesohet se Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka nisur një hetim të brendshëm nëse ndonjëri prej të infektuarve ka pasur kontakte me të dënuarit, po ashtu është vendosur të komandohen persona të tjerë në burg dhe stafi i ngushtë me ta të futet në karantinë.

Kujtojmë që më herët vetë drejtori i burgut të Rrogozhinës deklaroi se ishte karantinuar bashkë me një pjesë të stafit.

Deri më tani 270 të burgosur kanë qënë qelitë për të paktën 3 muaj me qëllim frenimin e përhapjes së koronavirusit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco