Lleshaj vizitë tek tregjet në Shkodër: Nuk ka ndërgjegjësim, do ashpërsohen masat

Lleshaj vizitë tek tregjet në Shkodër: Nuk ka ndërgjegjësim, do ashpërsohen masat

11:52, 06/04/2020
A+ Aa A-

Mëngjesin e sotëm ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj ka vizituar Shkodrën ku inspektoi tregjet në këtë qytet.

Vizita e Ministrit të Brendshëm është bërë në kuadër të situatës së rënduar ditët e fundit në këtë qytet. Shkodra ka shënuar rritje të ndjeshme të numrit të të infektuarve.

Gjatë inspektimit në këtë qytet Lleshaj ka deklaruar se do të ashpërsohen masat edhe më tej.

“Do të ashpërsohen masat për shkak të situatës së ditëve të fundit, nga mosrespektimi i masave në tregje. Kam parë shumë shitës dhe blerës. Policia e Shkodrës po vepron si duhet por kjo nuk mjafton pasi edhe qytetarët duhet që të respektojnë masat, kjo për të mirën e tyre”, tha Lleshaj në një prononcim për mediat.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shqiptari06/04/2020 12:15

Plani diktarorial dhe pa aftesia shteterore per te mbeshtetur popullin filloi me ju duke vene nje ushtarak ne krye te policise civile dhe nje femer ne krye te ushtrise ( skam asgje kunder femrave ne poste drejtuese) Por ju kujtoj qe kemi nje BABA te dhunshem i cili meqenese do kontroll total te padiskutueshem dy femra i ka cuar ne spital se i perdorte si thes boksi dhe ndaj dhe kjo zgjedhje e tij ne postin drejtues te ushtrise I ka oraganet e sigurise per sigurine personale dhe jo per popullin sic duhet te jete perderisa ate e terrorrizon perdite Sdo habitem po te fillojne internimet dhe me keq pushkatimet ne qafa mali si bente diktatori i meparshem per 45 vjet rresht

Shto koment

Denonco