MSH: Ja pse janë rritur rastet në Shkodër, Tiranë dhe Has

MSH: Ja pse janë rritur rastet në Shkodër, Tiranë dhe Has

11:15, 06/04/2020
A+ Aa A-

Ministria e Shëndetësisë ka përditësuar situatën nga koronavirusi në Shqipëri, duke bërë të ditur se numri i personave të prekur ka shkuar në 377, nga të cilët 21 kanë ndërruar jetë.

Rastet e reja në 24 orët e fundit ishin 16, ndërsa në total deri tani janë shëruar 116 persona.

Harta e të prekurve nga COVID-19 zgjerohet në Tiranë, Durrës, Fier, Has, Berat dhe Shkodër. Zëvendësministrja Mira Rakacolli shpjegoi shtimin e rasteve në disa qytete.

"Siç shihet, kemi një rritje të numrit të rasteve kryesisht në Shkodër, Tiranë dhe Has, që tregon edhe njëherë mos respektimin e distancimit social dhe masave të kontrollit të infeksionit që Ministria e Shëndetësisë vijon të rekomandojë çdo ditë në komunikimet publike.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i kërkon qytetarëve të vijojnë të respektojnë masat e distancimit social. Sic e tregojnë edhe shifrat e ditëve të fundit, ku ka raste brenda të njëjtës familje, është e rëndësishme që masat e kontrollit të infeksionit të respektohen maksimalisht edhe brenda rretheve familjare duke shmangur vizitat tek të afërmit për çdo lloj arsye për të parandaluar transmetimin e COVID-19,"
tha ajo.

Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive, është si vijon:

- Tiranë 177 raste
- Durrës 38 raste
- Lushnje 5 raste
- Elbasan 10 raste
- Fier 26 raste
- Kavajë 8 raste
- Rrogozhinë 4 raste
- Korçë16 raste
- Vlorë 5 raste
- Shkodër 44 raste
- Lezhë 14 raste
- Berat 2 raste
- Has 12 raste
- Krujë 5 raste
-Tropojë 4 raste
- Pukë 4 raste
- Mirditë 3 raste

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco