MSH: 30 % e të prekurve deri tani rezultojnë të shëruar

MSH: 30 % e të prekurve deri tani rezultojnë të shëruar

11:08, 06/04/2020

Ministria e Shëndetësisë ka bërë përditësimin e situatës së COVID-19. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë në total janë shëruar 116 persona.

"Gjatë 24 orëve të fundit, 12 pacientë të tjerë i janë shtuar listës së të shëruarve, duke e çuar numrin e të shëruarve nga COVID-19 në 116. Pra rreth 30% e të prekurve deri tani rezultojnë të shëruar.

Ju informojmë se, në shërbimin infektiv aktualisht janë 66 të shtruar. 5 prej tyre janë në terapi intensive.
Në spitalin COVID 2 “Shefqet Ndroqi”, janë 7 pacientë të shtruar gjithsej. 6 pacientë janë në terapi intensive. 

Në dy spitalet COVID aktualisht po marrin shërbim 73 pacientë," tha zëvendësministrja Mira Rakacolli.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco