Nuk kthehen dot në atdhe/ I moshuari: Më ra të fikët, ndaj më lanë

Nuk kthehen dot në atdhe/ I moshuari: Më ra të fikët, ndaj më lanë

11:04, 06/04/2020
A+ Aa A-

Prej ditësh dhjetëra emigrantë shqiptarë bllokohen në kufirin e gjelbër në Kapshticë. Mes tyre ka gra dhe fëmijë, që detyrohen të kalojnë natën në rrugë me temperatura të ulëta, në pritjeje të një përgjigje nga autoritetet për tu futur në Shqipëri.

Ndërkohë nata ka qenë tepër e vështirë për ta për shkak të temperaturave të ulëta dhe qëndrimit për më shumë se 40 orë në tokë neutrale

Prandaj 17 shtetas shqiptarë janë shoqëruar për në spitalin e Bilishtit për të marrë kujdes shëndetësor dhe më pas mëngjesin e sotëm ata janë rikthyer sërish në tokën neutrale.

Gazetarja e ABC News ndodhet në këtë pikë doganore dhe ka realizuar një intervistë ekskluzive me një nga shqiptarët e bllokuar në kufi.

Petrit Shaqe është më i moshuari ndër emigrantet e bllokuar, dhe thotë për ABC News se është me probleme shëndetësore, dhe në këto 3 ditë qëndrimi jashtë në të ftohtë nuk ndihet fort mirë.

Ai thotë se ka qenë i detyruar të shkojë në Greqi pasi ka patur vajzën sëmurë.

Ja çfarë thotë ai:

“Vij nga Greqia, kam që të shtunën, 3 ditë që jam bllokuar në kufi se nuk na linin të kalonim. Jam i sëmurë me tension, mbrëmë në orën 9 më kanë futur brenda mua dhe 4 vetë të tjerë. E kemi kaluar natën jashtë në të ftohtë. Isha tek vajza.

Jetoj në Tiranë dhe tani do vij një shok i djalit nga Korça të më marrë. Ky vendim i qeverisë është i gabuar, kemi 3 ditë pa ngrënë në të ftohtë, në shi atje. Mua më lejuan të kaloj se më ra të fikët atje, më vulosën pasaportën dhe kaq, ndërsa të tjerët nuk i lejuan.

Policia shqiptare nuk është sjellë mirë se na shtynin, dhe nuk na lejonin të kalonim, ndërkohë që policia greke është sjellë shumë mirë me ne, na kanë dhënë dru të bëjmë zjarr.

Kryeministri, si i pari i qeverisë, të mundohet ti lejojë shqiptarët të hyjnë.

Unë do të rri në shtëpi 14 ditë në karantinë. Unë shkova në Greqi se kisha vajzën sëmurë pastaj u ktheva për në shtëpinë time, kur nuk më lejuan të kaloja”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Deshmitar06/04/2020 11:39

Qeveri kriminelesh

Shto koment

Denonco