Shkon në 377 numri i rasteve, konfirmohen 16 të prekur

Shkon në 377 numri i rasteve, konfirmohen 16 të prekur

11:03, 06/04/2020
A+ Aa A-

Shkon në 377 numri i personave të infektuar nga koronavirusi. Numri i tyre është shtuar brenda ditës me 16 të prekur.

12 të shëruar në 24 orë. Shkon në 116 numri i të shëruarve

DEKLARATA

Dr. Mira Rakacolli
Zv/Ministre e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale

Në vijim të komunikimit të përditshëm, Ju bëjmë me dije se vazhdon puna në terren për identifikimin e rasteve të reja dhe gjurmimin e kontakteve të rasteve, të konfirmuara pozitive.

Në 24 orët e fundit janë testuar 175 persona të dyshuar, prej të cilëve janë konfirmuar 16 raste të reja me COVID-19.
Deri në këto momente janë testuar 2571 raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 377 raste. 
Janë testuar gjithashtu 11 personel shëndetësor dhe kanë rezultuar të gjithë negativë nga COVID-19.
Betejën me këtë sëmundje e kanë humbur deri tani 21 qytetarë, megjithë përpjekjet e jashtëzakonshme të personelit shëndetësor.

Gjatë 24 orëve të fundit, 12 pacientë të tjerë i janë shtuar listës së të shëruarve, duke e çuar numrin e të shëruarve nga COVID-19 në 116. Pra rreth 30% e të prekurve deri tani rezultojnë të shëruar.

Ju informojmë se, në shërbimin infektiv aktualisht janë 66 të shtruar. 5 prej tyre janë në terapi intensive.
Në spitalin COVID 2 “Shefqet Ndroqi”, janë 7 pacientë të shtruar gjithsej. 6 pacientë janë në terapi intensive. 

Në dy spitalet COVID aktualisht po marrin shërbim 73 pacientë.

Harta e të prekurve nga COVID-19 zgjerohet në Tiranë, Durrës, Fier, Has, Berat dhe Shkodër.

Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive, është si vijon:

- Tiranë 177 raste
- Durrës 38 raste
- Lushnje 5 raste
- Elbasan 10 raste
- Fier 26 raste
- Kavajë 8 raste
- Rrogozhinë 4 raste
- Korçë16 raste
- Vlorë 5 raste
- Shkodër 44 raste
- Lezhë 14 raste
- Berat 2 raste
- Has 12 raste
- Krujë 5 raste
-Tropojë 4 raste
- Pukë 4 raste
- Mirditë 3 raste

Siç shihet, kemi një rritje të numrit të rasteve kryesisht në Shkodër, Tiranë dhe Has, që tregon edhe njëherë mos respektimin e distancimit social dhe masave të kontrollit të infeksionit që Ministria e Shëndetësisë vijon të rekomandojë çdo ditë në komunikimet publike.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i kërkon qytetarëve të vijojnë të respektojnë masat e distancimit social. Sic e tregojnë edhe shifrat e ditëve të fundit, ku ka raste brenda të njëjtës familje, është e rëndësishme që masat e kontrollit të infeksionit të respektohen maksimalisht edhe brenda rretheve familjare duke shmangur vizitat tek të afërmit për çdo lloj arsye për të parandaluar transmetimin e COVID-19.
 
Ministria e Shëndetësisë Nëse keni shenja të sëmundjes COVID19 telefononi numrin e urgjencës 127. Për çdo pyetje apo informacion rreth COVID19 telefononi në linjën e gjelbër 0800 40 40.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

ai06/04/2020 11:44

E quaj një gënjeshtër të paturpëshme deklaratën se deri tani janë "shëruar" 30% e të infektuarve në Shqipëri, në një kohë kur janë testuar më pak se 2% e popullatës. Rasti i Shkodrës kur gjatë marsit nuk u bënë pothuajse fare testime e vetëm në pak ditë kur u testuan disa familje e numuri i të infektuarve doli më i larti në Shqipëri pas Tiranës, është një tregues se testimet janë bërë me selektivitet subjektiv e të planifikuara në bazë numurit të paktë të mjeteve të testimit. Të tërheq vëmendjen edhe një lajm për qarkun e Gjirokastrës që figuron pa asnjë të infektuar e ndërkaq bëhet e ditur se kohët e fundit në këtë qark me 9 bashki paskan ardhur nga Greqia, Italia apo Franca vetëm 8o persona që konsiderohen të dyshuar e janë në karantinë,. A nuk janë karantinuar këto 80 persona mbrenda familjeve të tyre e nëse do tju bëhej testi këtyre 80 familjeve, sa do të dilte numuri i të infektuarve, kur në Shkodër me 15 testime dolën të infektuar 12 persona ?

mozakita 06/04/2020 11:43

respekt e mirenjohje per personelin mjeksor ...me shpresen e Zotit qofshin sa me pak raste te infektuar

Shto koment

Denonco