Pesë ditë pa asnjë rast të ri me koronavirus në Korçë

Pesë ditë pa asnjë rast të ri me koronavirus në Korçë

10:52, 06/04/2020
A+ Aa A-

Qyteti i Korçës shënon sot ditën e pestë pa asnjë rast të ri me COVID-19.

Lajmi i mirë konfirmohet nga burime zyrtare të Njësisë Vendore të Kujdesit Shëndetësor, të cilat thanë se gjatë 24 orëve të fundit nuk është evidentuar asnjë qytetar me simptoma të sëmundjes së shkaktuar nga koronavirusi, arsye për të cilën nuk është dërguar asnjë tampon në kryeqytet.

Ndërkohë burime të siguruara bëjnë të ditur se asnjë rast nuk ka pasur gjatë 24 orëve të fundit edhe në Pogradec e Devoll, çka do të thotë se këto zona vijojnë të mbeten ende të paprekura nga COVID-19.

Në Korçë janë shënuar 16 raste në total me koronavirus, prej të cilëve 4 qytetarë janë tashmë të shëruar, një djalë i ri dhe 3 të moshuar. Burimet thonë se edhe rastet e tjera të prekura nga sëmundja janë në gjendje të mirë shëndetësore.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco