Shkon në tre numri i viktimave nga Covid-19 në Kosovë

Shkon në tre numri i viktimave nga Covid-19 në Kosovë

09:39, 06/04/2020
A+ Aa A-

Dy persona kanë humbur jetën në Klinikën Infektive në Kosovë si pasojë e prekjes nga virusi Covid-19.

Lajmi bëhet i ditur nga  Ministria e Shëndetësisë në vend, përmes një njoftimi për media.

Viktimat janë një 70-vjeçare nga Prizreni dhe një 59-vjeçar nga Prishitna të cilët kishin sëmundje shoqëruese.

Deklarata e plotë

“Sot me datë 06.04.2020 në Klinikën Infektive të QKUK-së dy pacientë me COVID 19 kanë përfunduar me vdekje.

Në ora 03:00 ka përfunduar me vdekje pacienti i gjinisë mashkull S. N, 1961, Prishtinë, i cili është pranuar në Mjekimin Intensiv të Klinikës Infektive me datën 04. 04. 2020 transfer nga Qendra Emergjente e QKUK-së dhe ka qenë me sëmundje shoqëruese (Diabetes Mellitus tip 2. Sy hepatorenale). Pacienti është pranuar në Klinikën Infektive në gjendje të rendë pa vetëdije.

Në ora 07:10 ka përfunduar me vdekje pacientja e gjinisë femër, N. R, 1950, Korishë, Prizren, e cila është pranuar po ashtu në Mjekimin Intenziv të Klinikës Infektive me datën 02. 04.2020 dhe ka pasur sëmundje shoqëruese (Diabetes Mellitus, Nephropathia diabetica, Hypertensio arterialis dhe Cardimyopathia chronica”.

Numri i personave që kanë humbur jetën në Kosovë nga koronavirusi ka arritur në tre tashmë, ndërkaq 145 të tjerë janë të infektuar kurse 23 janë shëruar.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco