‘Rama ik’/ Tensionohet situata në Kapshticë, emigrantët bllokojnë kamionët e mallrave

‘Rama ik’/ Tensionohet situata në Kapshticë, emigrantët bllokojnë kamionët e mallrave

19:30, 05/04/2020
A+ Aa A-

Prej tre ditësh një grup emigrantësh janë bllokuar në pikën kufitare të Kapshticës, në pritje për të hyrë në territorin shqiptare.

Rreth 60 emigrantë, mes tyre fëmijë, gra dhe të moshuar ndodhen në tokën neutrale dhe nuk lejohet të hyjnë në territorin shqiptar.

Mes policisë kufitare dhe emigrantëve të bllokuar ka pasur edhe përplasje, pasi këta të fundit kanë bllokuar rrugën për kalimin e kamionëve me mallra.

Situata bëhet edhe më e vështirë, pasi rezervat ushqimore i kanë mbaruar, ndërsa sot një polic grek iu ka treguar një çezmë ku mund të mbushin ujë.

Ndërkohë ende nuk ka një përgjigje zyrtare nga ana e autoriteteve shqiptare.

Nga komunikimet me policinë kufitare është konfirmuar se mund të kalojnë vetëm personat që kanë një vërtetim nga ana e konsullatës shqiptare në Greqi, që mund të jetë për arsye shëndetësore apo për arsye studimesh.

Indinjatën e tyre emigrantët e kanë shprehur duke thirrur ‘Rama ik’, ndërsa mësohet se tre prej tyre jane shoqëruar në polici. /OraNews

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shqiptari05/04/2020 20:55

KRYEMINISTER I BABEZISE EDHE NE KOHERAT E FATKEQESISE! KRYEMINISTRI I FATKEQESISE KOMBETARE! KY DJALL MEZI PO I PRISTE KETO FATKEQESITE NATYRORE LOKALE DHE GLOBALE! PASKA QENE I BEKUAR NGA DJAJTE! SAPO ISHTE DUKE U RREZUAR NGA PUSHTETI DJAJTE I DERGUAN PER NDIHME TERMETIN!!!! SHPETOI SATRAPI I SURRELIT! E TERHOQI VEMENDJEN DREJT FATKEQESISE DHE FATKEQEVE QE EDHE SOT DHE KESAJ DITE JANE NE QIELL TE HAPUR, PA ASNJE NDIHME NGA QEVERIA E DJALLIT DHE NE MESHIRE TE FATIT! SAPO ISHTE PERSERI DUKE U RREZUAR NGA PUSHTETI, DJAJTE I DERGUAN COVID-19, POR KETE RADHE ISHTE PANDEMI NE SHKALLE GLOBALE! KJO E HOQI PERFUNDIMISHT VEMENDJEN NGA SKANDALET E VENDIT! TANI DJALLI PO HIQET SI HEROI DHE SHPETIMTARI I KOMBIT DHE I EVROPES ME MASAT E IZOLIMIT DHE BLLOKIMIT DRASTIK TOTAL TE JETES SE VENDIT, TE EKONOMISE DHE POLITIKES! KY DJALL ESHTE ME I RREZIKSHEM SE COVID-19!!! POR NUK KA PER TE SHPETUAR DOT! KJO SITUATE DO KALOJE DHE KY BASHKE ME BANDEN RILINDJA DO TE MBYLLEN PERJETESISHT NE BURG PER ZULLUMET NDAJ POPULLIT! BANDA E HAJDUTEVE QE VJEDH EDHE NE KOHERAT E FATKEQESISE!!!

Shto koment

Denonco