Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta para bashkisë së Tiranës

Përplasen dy motorë në Fier/ Të rinjtë përfundojnë në sallën e operacionit

Përplasen dy motorë në Fier/ Të rinjtë përfundojnë në sallën e operacionit

19:30, 05/04/2020
A+ Aa A-

Një aksident i rëndë sapo është regjistruar në Fier, në vendin e quajtur ura e Hoxhares.

Sipas asaj që mëson Syri.net, si pasojë e përplasjes kanë mbetur të plagosur dy të rinj, 25 dhe 26 vjeç.

Informacionet paraprake flasin për një përplasje të ashpër mes dy motorësh, ndërsa të plagosurit janë dërguar me urgjencë në spital.

Si pasojë e dëmtimeve të marra ata janë duke iu nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale.

Ende nuk ka njoftim zyrtar nga Policia e Fierit për aksidentin në fjalë. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco