Lajmi i fundit

10 fakte dhe ‘rastësitë domethënëse’ që provojnë përfshirjen e Olsi Ramës në dosjen ‘Xibraka’

104 të shëruar, 71 të shtruar/ Ja ku zgjerohet harta

104 të shëruar, 71 të shtruar/ Ja ku zgjerohet harta

12:00, 05/04/2020
A+ Aa A-

Në një deklaratë për mediat Ministria e Shëndetësisë ka bërë përditësimin rasteve të personave të prekur nga COVID-19.

Ministria e Shëndetësisë njoftoi se numri i personave të prekur me COVID-19 është 361, ndërsa konfirmohen 28 raste të reja.

Drejtoresha e ISHP-së Albana Fico deklaroi se mes personave të fundit të prekur është edhe një fëmijë.

Krahasuar me ditën e djeshme, ku ishin 29, sot është regjistruar një i infektuar më pak. Një lajm i mirë përsa i përket të shëruarve, pasi numri është rritur me 5 në 24 orët e fundit duke e dërguar në 104 në total.

Në shërbimin infektiv aktualisht janë 64 të shtruar. 5 prej tyre janë në terapi intensive ndërsa një është i intubuar.

Në spitalin COVID 2 “Shefqet Ndroqi”, janë 7 pacientë të shtruar gjithsej. 6 pacientë janë në terapi intensive, prej të cilëve 2 janë të intubuar, ndërsa 1 pacient ndodhet në pavion. 

Në dy spitalet COVID aktualisht po marrin shërbim 71 pacientë.

Harta e të prekurve nga COVID-19 zgjerohet në Tiranë, Durrës, Elbasan dhe Shkodër.
 
Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive, është si vijon: 

- Tiranë 174 raste
- Durrës 36 raste
- Lushnje 5 raste
- Elbasan 10 raste
- Fier 25 raste
- Kavajë 8 raste
- Rrogozhinë 4 raste
- Korçë 16 raste
- Vlorë 5 raste
- Shkodër 38 raste
- Lezhë 14 raste
- Berat 1 rast
- Has 9 raste
- Krujë 5 raste
-Tropojë 4 raste
- Pukë 4 raste
- Mirditë 3 raste

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco