Viktima e 20-të/ MSH: Nuk e transportuam dot pasi...

Viktima e 20-të/ MSH: Nuk e transportuam dot pasi...

11:52, 05/04/2020
A+ Aa A-

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se ka shkuar në 361 numri i personave të prekur nga koronavirusi, ndërsa 20 nga të cilët kanë ndërruar jetë.

Viktima e fundit u regjistrua në Shkodër.

“Gjatë mbrëmjes së ndjeshme afër mesnatës, një 80-vjeçare nga Shkodra ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal të Shkodrës.

E moshuara ishte paraqitur mëngjesin e datës 4 prill dhe u izolua menjëherë si e dyshuar me Covid. Pa kryerjes së të gjitha testimeve, është vendosur menjëherë në terapi intensive.

Në mbrëmje, ka dalë përgjigja e analizave që rezultonin pozitiv me Covid.

Për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore, transporti ka qenë i pamundur dhe afër mesnatës ka ndërruar jetë. Ministria e Shëndetësisë i shpreh ngushëllimet familjes”, sqaroi Ministria e Shëndetësisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shqiptari05/04/2020 14:33

O SHQIPTARE! ME SISTEMIN TONE SHENDETESOR SKANDALOZ, TE VJEDHUR, TE GRABITUR, TE TALLUR DHE TE LENE NE MESHIREN E FATIT NGA BANDA HAJDUTE SOROSIANE E RILINDJES, ZOTI NA RUAJTTE QE TE MOS PREKEMI NGA COVID-19!!!! PASI VDEKJA ESHTE E SIGURTE NE KETE MUT VENDI!!!! EDHE VETE SATRAPI I SURRELIT E DI SHUME MIRE KETE, PRANDAJ NA KA IZOLUAR NE MENYRE KAQ DRASTIKE DHE POLICORE SEPSE DO QE TE RUAJE E TE MOS HAJXHOJE MILIONAT E EUROVE QE KA VJEDHUR!!!!

Shto koment

Denonco