Edhe një rast pozitiv në Elbasan, shkon në 10 numri

Edhe një rast pozitiv në Elbasan, shkon në 10 numri

10:41, 05/04/2020
A+ Aa A-

Mbërrijnë përgjigjet në Elbasan për 5 rastet e dyshuar ditën e djeshme.

Pas testeve në ISHP, rezulton pozitive me Covid-19 bashkëshortja e një 62-vjeçari që punonte si kasap, ndërsa rastet e tjera janë negative.

Kështu, në qytetin e Elbasanit shkon në 10 numri i të prekur nga koronavirusi.

Ndërkohë, situata në qytet është shfaqur e qetë ditën e sotme ku qytetarët kanë respektuar rregullat.

Qyteti është i zbrazet dhe në rrugë lëvizin vetëm automjetet e shërbimit.

Nga ana tjetër, gjatë 24 orëve të fundit janë ndëshkuar me masë administrative 8 këmbësorë, të cilët nuk kanë zbatuar orarin e lëvizjes.

Po ashtu, janë tërhequr 2 leje drejtimi dhe 2 mjete të bllokuara.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco