U shtrua sot në spital, ndërron jetë viktima e 20 nga COVID-19 në Shqipëri

U shtrua sot në spital, ndërron jetë viktima e 20 nga COVID-19 në Shqipëri

23:24, 04/04/2020

Shkon në 20 numri i viktimave nga Koronavirusi në vend.

Pak minuta më parë, ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal të Shkodrës, shtetësja me inicialet R.H, 80 vjeçe.

E moshuara, e cila vuante edhe nga sëmundje të tjera kronike si zema, tensioni dhe diabeti doli pozitive me COVID-19 gjatë mbrëmjes së sotme.

Sipas asaj që mëson Syri.net, 80-vjeçarja ka qenë e intubuar dhe nuk është bërë i mundur transportimi i saj drejt Spitalit Infektiv në Tiranë. Ndërsa raportohet se, personeli i Spitalit Rajonal të Shkodrës ka qenë i pajisur me masat mbrojtëse.

Kjo është viktima e parë në Shkodër, qark i cili është më i godituri gjatë ditëve të fundit.

Më herët, një tjetër e moshuar ndërroi jetë në Spitalin Infektiv në Tiranë.

Sipas shifrave zyrtare të Ministrisë së Shëndetësisë, deri tani në Shqipëri janë konfirmuar si të infektuar 333 persona, ndërsa shifrat ndryshojnë orë pas ore. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Gani kodra05/04/2020 01:54

Nuk eshte goditur gjate diteve te fundit ka qene e goditur me kohe shkodra por gjate diteve te fundit u zbuluan rastet thuaj,she mos behen teste aty sikur te beheshin teste shifra do ishte marramendese duke menduar qe shumica e atyre qe preken e kalojne pa asnje problem duke mos e kuptuar e duke mos e marre vesh kurre se jane prekur nga virusi.

Shto koment

Denonco