Rritet numri i të infektuarve me COVID-19 në Shkodër/ Konfirmohen dy raste të reja

Rritet numri i të infektuarve me COVID-19 në Shkodër/ Konfirmohen dy raste të reja

21:14, 04/04/2020
A+ Aa A-

Dy raste të reja me COVID-19, janë shënuar këtë pasdite në qytetin e Shkodrës. Rastet janë evidentuar në fshatin Draçin, dhe bëhet fjalë për një vatër të re infeksionit.

Dy rastet e sotme në Draçin nuk kanë lidhje me rastet e Kirasit dhe dhe Dobraçit.

Sipas asaj që raporton Abc News, dy rastet e reja janë dy motrat, njëra mësohet se është 80 vjeç. Ndër të tjera mësohet se e moshuara është e operuar në zemër dhe vuan nga sëmundje të tjera kronike.

Ndërkohë dyshohet se se rastet e fundit të konfirmuara në këtë qytet të jenë vatra të reja.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco