Lajm i mirë nga Shkodra! Shërohet pacienti i parë i prekur

Lajm i mirë nga Shkodra! Shërohet pacienti i parë i prekur

15:17, 04/04/2020
A+ Aa A-

Në një kohë kur vendi ynë po përballet me një fatkeqësi natyrore që ka marrë jetën e 18 personave dhe Ministria e Shëndetësisë ka konfirmuar 29 raste të reja me koronavirus në 24 orët e fundit, një lajm i mirë vjen nga Vau i Dejës.

Personi i parë i prekur nga Covid-19 në këtë zonë, ka lënë spitalin dhe është rikthyer në shtëpi.

Tashmë 35-vjeçari do të respektojë kushtet e vetëkarantinimit për 2 javët e ardhshme. Ai ka bërë një test për koronavirus, rezultatet e të cilit kanë dalë negative.

Ditët e fundit është rritur ndjeshëm numri i të prekurve na Shkodër duke e kthyer këtë rreth në një prej vatrave më të rrezikshme të koronavirusit në vend krahas Tiranës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco