MSH: Shtrohet në Spitalin Infektiv mjeku i njohur Roland Xhaxho

MSH: Shtrohet në Spitalin Infektiv mjeku i njohur Roland Xhaxho

12:55, 04/04/2020
A+ Aa A-

Ministria e Shëndetësisë ka konfirmuar lajmin se mjeku I njohur Roland Xhaxho është shtruar në Spitalin Infektiv në Tiranë, pasi ka rezultuar pozitiv me COVID-19.

Në një deklaratë shpërndarë mediave, thuhet se dr. Xhaxho është në gjendje të stabilizuar shëndetësore dhe po trajtohet në shërbimin infektiv në QSUT.

NJOFTIMI

Shtrohet në spitalin Infektiv dr. Roland Xhaxho, mjeku i njohur që u bë pjesë e ekipit të organizimit të shërbimit reanimator për situatën Covid19.

Dr. Xhaxho është në gjendje të stabilizuar shëndetësore dhe po trajtohet në shërbimin infektiv në QSUT.

Ministria e Shëndetësisë i uron shërim të shpejtë mjekut reanimator që po lufton me sëmundjen COVID19, në kujdesin e ekipit mjekësor të spitalit infektiv në QSUT.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco