Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

99 të shëruar, 71 pacientë të shtruar/ Ja gjendja e tyre

99 të shëruar, 71 pacientë të shtruar/ Ja gjendja e tyre

12:09, 04/04/2020
A+ Aa A-

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se ka shkuar në 333 numri i personave të prekur nga koronavirusi në Shqipëri, ndërsa janë 18 personat që kanë ndërruar jetë.

Viktima e 18-të është një 67-vjeçar me probleme të tjera që nuk arriti të mbijetojë. Pacienti ishte i shtruar prej 13 ditësh në spitalin infektiv, prej 6 ditësh ishte i intubuar dhe në hemodializë që e kryente brenda spitalit Infektiv.

Në 24 orët e fundit janë testuar 216 persona të dyshuar, prej të cilëve janë konfirmuar 29 raste të reja me COVID-19.

Ndërkohë, gjatë 24 orëve të fundit kemi 10 pacientë të shëruar, duke e çuar numrin e të shëruarve nga COVID-19 në 99.

në shërbimin infektiv aktualisht janë 66 të shtruar. 6 prej tyre janë në terapi intensive ndërsa një është i intubuar. Pjesa tjetër e të shtruarve në pavion janë në gjendje të stabilizuar deri në këto momente. 

Ndërsa në spitalin COVID 2 “Shefqet Ndroqi”, janë 5 pacientë të shtruar, 2 prej të cilëve janë të intubuar. 

Në dy spitalet COVID aktualisht po marrin shërbim 71 pacientë.

Harta e të prekurve nga COVID-19 zgjerohet në Tiranë, Durrës, Elbasan Has, Lushnje, Kavajë, Lezhë, dhe Shkodër.

Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive, është si vijon:
- Tiranë 157 raste
- Durrës 33 raste
- Lushnje 5 raste
- Elbasan 9 raste
- Fier 25 raste
- Kavajë 8 raste
- Rrogozhinë 4 raste 
- Korçë 16 raste
- Vlorë 5 raste
- Shkodër 31 raste
- Lezhë 14 raste
- Berat 1 rast
- Has 9 raste
- Krujë 5 raste
-Tropojë 4 raste
- Pukë 4 raste
- Mirditë 3 raste

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

renci04/04/2020 14:53

Sot zedhenese tjeer per te njoftuar te prekurit e rinj nga COVID-19. Edhe ketu Rama i kujdesshem se mos i marrin audiencen. I nderron perdit se mos e peson si me inxhinerien e kohes se termetit qe e la perkohesisht ne hije deri sa urdheroj te mos dilte me ne tv. I semure perej bipolaritetit qe manifeston rendom ky lloj pacienti i peshtire.

Shto koment

Denonco