Shifër rekord sot, shihni sa shumë është zgjeruar harta

Shifër rekord sot, shihni sa shumë është zgjeruar harta

12:01, 04/04/2020
A+ Aa A-

Për të dytën ditë me radhë vijon të rritet me ritme relativisht të larta numri i të prekurve nga koronavirusi në vend.

Ministria e Shëndetësisë konfirmon se gjatë 24 orëvë të fundit janë konstatuar 29 raste të reja duke e çuar numrin total të të prekurve nga koronavirusi në 333

Ditët e fundit është rritur ndjeshëm numri i të prekurve në Shkodër duke e kthyer këtë rreth në një prej vatrave më të rrezikshme të koronavirusit në vend krahas Tiranës.

Kjo është shifra më e lartë e të prekurve nga koronavirusi brenda 24 orëve në vend.

Harta e të prekurve nga COVID-19 zgjerohet në Tiranë, Durrës, Elbasan Has, Lushnje, Kavajë, Lezhë, dhe Shkodër.

Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive, është si vijon:

- Tiranë 157 raste
- Durrës 33 raste
- Lushnje 5 raste
- Elbasan 9 raste
- Fier 25 raste
- Kavajë 8 raste
- Rrogozhinë 4 raste 
- Korçë 16 raste
- Vlorë 5 raste
- Shkodër 31 raste
- Lezhë 14 raste
- Berat 1 rast
- Has 9 raste
- Krujë 5 raste
-Tropojë 4 raste
- Pukë 4 raste
- Mirditë 3 raste

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco