FOTO/ Shërohet nga koronavirusi edhe mjeku Dhimitër Kraja

FOTO/ Shërohet nga koronavirusi edhe mjeku Dhimitër Kraja

11:31, 04/04/2020
A+ Aa A-

Doktor Dhimitër Kraja lë Spitalin Infektiv. Kraja është shëruar dhe do të karantinohet në banesë.

Doktori u kthye në detyrë edhe pse kishte dalë në pension, për të shërbyer në Spitalin Infektiv aty ku kaloi 48 vite të jetës së tij.

“Lajm shumë i mirë nga spitali infektiv. Sapo ka dalë i shëruar prof. Dhimitër Kraja!”- shkruan ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu.

Mjeku i njohur, Dhimitër Kraja, kishte dalë në pension, por u rikthye tek Infektivi, për të shërbyer dhe ndihmuar stafin mjekësor në këto ditë të vështira të përballjes me COVID-19. Ai rezultoi pozitiv me koronavirus, por fatmirësisht ka arritur ta mundë virusin vdekjeprurës.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco